Krijimi i njësisë speciale FAST kundër krimit të organizuar, Artan HOXHA ‘e ngre në qiell’: Është makineri lufte

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 12-09-2019 Krijimi i njësisë speciale FAST kundër krimit të organizuar, Artan HOXHA ‘e ngre në qiell’: Është makineri lufte Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha mirëpriti krijimin e strukturës së re të sigurisë FAST, e cila do të luftojë krimin e organizuar, veçanërisht trafikun e drogës.

Nga emisioni ‘’Top Talk’’ në Top-Channel, Hoxha vlerësoi përgatitjen e 50 efektivëve të rinj të FAST-it, të cilët janë ish-pjesëtarë të forcave komando, Forcave të Armatosura dhe Forcave Speciale të Ushtrisë. Kjo lëvizje do të parandalojë implikimin e tyre në grupet e strukturuara kriminale, ku pas përfundimit të misioneve paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan disa prej ish-efektivëve kthehen në vrasës të paguar për llogari të bandave.

‘’Nuk kam dyshim në përgatitjen e këtyre djemve. Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak po shfrytëzohen, sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër krimit dhe po përdoren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Ndërkohë, kolegët e tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturuara kriminale. Prandaj, kemi pjesëtarë të Forcave të Armatosura të lënë pa punë, që janë kthyer në ekzekutorë për llogari të strukturave kriminale. Këta janë gjakftohtë, të pamëshirshëm dhe shumë të vështirë për t’u kapur’’, përfundoi gazetari Artan Hoxha në ‘’Top Channel’’.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036445140838623
array(1) { ["section"]=> string(115) "krijimi-i-njesise-speciale-fast-kunder-krimit-te-organizuar-artan-hoxha-e-ngre-ne-qiell-eshte-makineri-lufte-178234" }