Krijimi i Partisë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit tregon të fshehtat: Im atë më thoshte me të qeshur...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 12-06-2019 Krijimi i Partisë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit tregon të fshehtat: Im atë më thoshte me të qeshur...

Ditën e sotme Partia Socialiste feston 28-vjetorin e themelimit të saj.

Këtë ditë të rëndësishme e ka kujtuar dhe vajza e shkrimtarit të njohur Dritëro Agollit, Elona. 

Përmes një postimi në Facebook, Elona ka kujtuar momentin kur i ati mbështeti shkëputjen e Partisë Socialiste nga Partia e Punës dhe Enver Hoxha.

‘Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura .” - kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. Sot , nga më të shumtët socialistë , kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste . Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im , përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore . Ndoshta , pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën’, shkruan Agolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024228811264038
array(1) { ["section"]=> string(109) "krijimi-i-partise-socialiste-vajza-e-dritero-agollit-tregon-te-fshehtat-im-ate-me-thoshte-me-te-qeshur-167968" }