Krijimi i qeverisë së re, çështja e presidentit pika e ‘nxehtë’ e negociatave VV-LDK

Publikuar tek: rajon, më 21:40 16-11-2019 Krijimi i qeverisë së re, çështja e presidentit pika e ‘nxehtë’ e negociatave VV-LDK Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi

Negociatat për marrëveshjen e koalicionit për krijimin e qeverisë së re ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së duket se po shkojnë drejt përmbylljes.

Por mesa duket pika e ‘nxehtë’ në këtë marrëveshje është edhe perfshirja e çështjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, i cili sipas mandatit kushtetues duhet të zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

Lidhja Demokratike e Kosovës preferon që të gjitha çështjet, nisur nga ndarja e ministrive e deri te posti i presidentit të përfshihen në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

LDK këmbëngul që të diskutohet edhe për presidentin e ardhshëm i cili do të zgjidhet në vitin 2021, ndërlidhet me faktin se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi shkon në zgjedhje, prandaj dhe LDK nuk preferon që të ketë një marrëveshje e cila do të zgjaste një vit e gjysmë.

Vetëvendosje nga ana tjetër nuk ka preferuar shumë debatin për presidentin në këtë fazë negociatash, por i ka bërë thirrje LDK-së që të mos presë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për t’u marrë vesh rreth ndarjes së ministrive.

Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi pasi mori postin në vitin 2016-të, deklaroi se do të kandidonte sërish për këtë post në rast se zgjedhja e presidentit do të bëhej nga populli, transmeton newsbomb.al.

‘Nëse ndodh reforma elektorale për zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli, nuk e përjashtoj mundësinë e kandidimit edhe për një mandat presidencial. Konfirmoj qysh sot, se nëse kemi zgjedhje të reja presidenciale nga populli, kandidoj edhe për një mandat’, ka deklaruar Thaçi.

Pritet të shihet nëse presidenti Thaçi do të çojë përpara gjatë muajve në vijim reformën elektorale për zgjedhje të drejtëpërdrejta të presidentit nga populli, apo do ta lërë këtë post në duar të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Newsbomb.al.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075829029083252
array(1) { ["section"]=> string(88) "krijimi-i-qeverise-se-re-ceshtja-e-presidentit-pika-e-nxehte-e-negociatave-vv-ldk-186133" }