Krijimi i qeverisë së re, deputetja e Vetëvendosjes: Nëse është nevoja shkojmë sërish në zgjedhje

Publikuar tek: rajon, më 19:38 15-11-2019 Krijimi i qeverisë së re, deputetja e Vetëvendosjes: Nëse është nevoja shkojmë sërish në zgjedhje Kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja per kryeministre nga radhet e LDK-se gjate zgjedhjeve te 6 tetorit, Vjosa Osmani

Deputetja e zgjedhur dhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmira Mulhaxha-Kollçaku, ka deklaruar se nëse qeveria e re nuk do të krijohet me koalicionin VV-LDK, atëherë nëse do të jetë e nevojshme do të shkohet sërish në zgjedhje.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetarja e Vetëvendosjes ka shkruar se çdo gjë nuk po bëhet për inat, por për parime. Sipas saj nëse do të ketë një rotacion, atëherë Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

‘Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Nëse është nevoja, prapë(zgjedhje)’, ka shkruar nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha – Kollçaku.

fatmire Kollcaku.png

Deputetja dhe nenkryetarja e Levizjes Vetevendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030914068222046
array(1) { ["section"]=> string(102) "krijimi-i-qeverise-se-re-deputetja-e-vetevendosjes-nese-eshte-nevoja-shkojme-serish-ne-zgjedhje-186026" }