Krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Gent Ibrahimi: Nuk ka afat, varet nga vettingu

Publikuar tek: aktualitet, më 20:05 21-05-2019 Krijimi i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Gent Ibrahimi: Nuk ka afat, varet nga vettingu

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi shprehet se SPAK është ende larg ngritjes dhe funksionimit pasi kanidatët nuk kanë kaluar në vetting.

Në një interviste për TV Klan, Ibrahimi u shpreh se aktualisht po bëhet vlerësimi i prokurorëve që kanë aplikuar për qenë pjesë e SPAK nga një komision i posaçëm, i cili e mbaron punën e tij në datën 6 Qershor.

'Këshilli në tërësinë e vet ka 3 javë kohë për të finalizuar vlerësimin, një vlerësim që do të bëhet me pikë. Këtu e mbaron punën e tij Këshilli. Këshilli ka hapur 15 vakanca. Do t’i rendisë të 25 kandidatët sipas meritës dhe këtu mbaron puna jonë. Por nuk krijohet ende SPAK-u, sepse ligji thotë që të krijohet Prokuroria e Posaçme, të gjithë ata kandidatë që ka vlerësuar KLP, duhet ta kenë kaluar vetting-un, në të dyja fazat e tij. Se sa kohë do t’i duhet vetting-ut për t’i trajtuar këta kandidatë, në të dyja shkallët, është një çështje që nuk mund t’i përgjigjem', shton kreu i KLP.

Aktualisht, vetëm 2 nga 25 prokurorët që kanë aplikuar kanë kaluar vettingun. Në KLP ka diskutime që SPAK mund të ngrihet me më pak se 10 prokurorë minimumi që parashikon Kushtetuta.

'Ka dy pozicione në Këshill. Një pozicion që thotë se ne jemi të detyruar që të presim derisa 10 prej këtyre kandidatëve që ne i kemi vlerësuar ti kalojnë të dyja fazat e vetting-ut dhe vetëm pas këtij çasti ne mund ta krijojmë me vendim Prokurorinë e Posaçme. Ka një mendim tjetër, ky orientim kushtetues ka të bëjë me faktin që në përgjithësi Prokuroria e Posaçme nuk mund të ketë më pak se 10 anëtarë, por ky nuk është urdhrim për ne që të mos e krijojmë SPAK-un, edhe me më pak sesa me 10', thotë Gent Ibrahimi.

Por ngritja e SPAK po mban peng edhe një strukturë tjetër të rëndësishme të drejtësisë së re, Byronë Kombëtare të Hetimit.

'Procedurat për fillimin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është praktikisht Policia Gjyqësore e Prokurorisë së Posaçme, do të fillojë vetëm pasi të krijohet Prokuroria e Posaçme', përfundon ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025492191314697
array(1) { ["section"]=> string(98) "krijimi-i-struktures-se-posacme-antikorrupsion-gent-ibrahimi-nuk-ka-afat-varet-nga-vettingu-165180" }