Krijimi i ushtrisë kurde, Erdogan kërcënon me shfarrosje militantët

Publikuar tek: bota, më 00:52 16-01-2018 Krijimi i ushtrisë kurde, Erdogan kërcënon me shfarrosje militantët

Fuqitë kyçe, të përfshira në luftën civile të Sirisë, kanë kritikuar SHBA-në për ndihmën që i ka ofruar një milicie, të udhëhequr nga kurdët, për të formuar një “forcë kufitare të sigurisë” prej 30,000 vetash.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se “do t’i mbytë” përpjekjet për të trajnuar Forcën Demorkatike Siriane dhe për të krijuar, siç ka thënë ai, “ushtrinë terroriste”.

Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Qeveria e Sirisë kritikoi, siç tha ajo, “sulmin e hapur” mbi sovranitetin e saj, ndërsa Rusia tha se një gjë e tillë mund të çojë në ndarje. Me ndihmën e SHBA-së, Forca Demokratike Siriane ka marrë nën kontroll dhjetëra-mijëra kilometra katrorë të territorit nga militantët e Shtetit Islamik.

Në muajin tetor, aleanca ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Raka, kryeqytetit de facto të kalifatit që ka shpallur grupi xhihadist në vitin 2014, raporton Radio Europa e Lirë. Qysh atëherë, Forca Demokratike Siriane ka avancuar drejt jugut, përgjatë anës lindore të luginës së Lumit Eufrat.

Të shtunën, një zëdhënës i koalicionit shumëkombësh kundër Shtetit Islamik ka konfirmuar se ky koalicion, që udhëhiqet nga SHBA-ja, është duke punuar me Forcën Demokratike Siriane për të krijuar dhe trajnuar një forcë të re të sigurisë kufitare.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012964963912964
array(1) { ["section"]=> string(73) "krijimi-i-ushtrise-kurde-erdogan-kercenon-me-shfarrosje-militantet-106697" }