Prokuroria e Tiranës ka krijuar shtatë seksionet hetimore të nevojshme pas hyrjes në fuqi të reformës në drejtësi.
Javën e ardhshme do të nis edhe shorti elektronik për ndarjen e dosjeve tek këto njësi, ndërsa do të zgjidhet edhe zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Tiranës. Report Tv ka publikuar emrat e prokurorëve që do të drejtojnë shtatë njësitë hetimore.
Arben Nela – Narkotrafiku dhe trafiqet.
Mariola Mërtiri – Krimi ekonomiko-financiar.
Deniona Kodra – Seksioni kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Erion Pano – Krimet kundër jetës dhe aktet terroriste.
Dritan Rreshka – Veprat penale kundër pronës.
Hysni Mulaj – Seksioni i krimeve të kryera nga të miturit.
Gjergji Tako – Seksioni i vendimeve penale dhe marrëdhëniet juridiksionale me jashtë.