Krijohet agjencia e re e BE-së, do mbrojë kufinjtë detarë dhe tokësorë

Publikuar tek: bota, më 18:27 06-10-2016 Krijohet agjencia e re e BE-së, do mbrojë kufinjtë detarë dhe tokësorë

Bashkimi Evropian njoftoi dje krijimin e një agjencie të re për mbrojtjen e kufijve detarë dhe tokësorë. Njësitë e kësaj agjencie do të patrullojnë kufijtë e jashtëm të Bashkimit dhe do të veprojnë në përgjigje të fluksit të refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Agjencia e re do të mbështesë me operacionet e saj punën e policive të pavarura kufitare të 28 vendeve anëtare të bllokut dhe do të punojë me këto agjenci për të “identifikuar me shpejtësi dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm të sigurisë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit,” siç thuhet në një deklaratë të nxjerrë nga Komisioni Evropian.

“Sot është një moment për t’u shënuar në historinë e menaxhimit të kufijve të BE. Tani e tutje, kufijtë e jashtëm të secilit nga shtetet janë kufij të jashtëm të të gjithë vendeve anëtare, nga ana ligjore dhe operacionale. Kjo është përgjigja evropiane për sfidën e sigurisë dhe migracionit në shekullin e 21-të,” tha Komisioneri i BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos.

Roli i agjencisë së re kufitare do të zgjerojë përgjegjësitë e FRONTEX-it, një strukturë ekzistuese e BE-së dhe do të ofrojë mbështetje operacionale për vendet fqinje që nuk janë pjesë e BE-së. Kjo agjenci do të shkëmbejë edhe informata nga shërbimet e zbulimit lidhur me aktivitet kriminale përmes kufijve.

Agjencia do të vihet gradualisht në funksionim gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe pritet të jetë plotësisht në operacion në mars 2017, kur do të ketë një kontigjent rezervë prej 1500 rojesh kufitare që mund të dislokohen në situata emergjente.

Ngritja e kësaj force u pa si domosdoshmëri pas krizës së refugjatëve që ka pushtuar një pjesë të Evropës gjatë viteve të fundit. Vetëm gjatë vitit të fundit Bashkimi Evropian ka pranuar rreth 1.5 milionë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë ju ndodh nëse pini hashash çdo ditë për 5 vjet rresht
Trurtë që krijohen jashtë trurit tonë, zbulohen shkaktarët e disa sëmundjeve »
Article Logic
Execution time: 0.014118909835815
array(1) { ["section"]=> string(75) "krijohet-agjencia-e-re-e-be-se-do-mbroje-kufinjte-detare-dhe-tokesore-55306" }