Krijohet Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Publikuar tek: aktualitet, më 14:20 04-02-2015 Krijohet Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave është marë vendimi për krijimin e Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ministria e Mjedisit ka thënë se me krijimin e saj i bashkohemi vendeve të tjera të ballkanit. Agjensia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të ketë një staf prej 224 persona dhe do të kryejë menaxhimin e zonave të mbrojtura.

Gjatë një deklarate për media Odeta Çato Drejtore e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura në Ministrine e Mjedisit, vlerësoi vendimin mjaft të rëndësishëm për mjedisin shqiptar.

 “Rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura kërkon një autoritet funksional për menaxhimin dhe administrimin e zonave të mbrojtura. Së bashku me përpjekjet për zgjerimin e sipërfaqes së tyre, u pa e nevojshme të merren masa për të ngritur dhe forcuar kapacitetet e strukturave menaxhuese përkatëse. “ – tha zonja Çato.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e kryekomisarit/ Gruaja e dëshmitarit: Frroku ishte në vendgjarje
Komani/Forumi për Trashëgimninë: U dëgjua zëri i intelektualëve. OST: Asgjë nuk është zyrtare »
Article Logic
Execution time: 0.011425018310547
array(1) { ["section"]=> string(54) "krijohet-agjensia-kombetare-e-zonave-te-mbrojtura-2308" }