Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e sotme në fshatin Paulesh të Komunës Pajovë të Peqinit ku babai ka vrarë me armë zjarri djalin e tij. Policia jup te tjera te dhena per ngjarjen dhe burimet thone se gjate pyetjeve, babai e ka pranuar krimin. "Ishte bere problematik. Nuk durova dot. E pashe qe ishte duke rrahur nenen e tij, ndaj e qellova" mesohet te kete thene 70 vjecari perpara uniformave blu.
Sipas policisë, Ismail Bahja ka vrarë me pistoletë djalin e tij, 33 vjeçarin Elton Bahja. Policia ka arrestuar autorin e krimit brenda familjes, ndërsa sqaron se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një debati. Në polici 70-vjeçari Ismail Bahja ka pranuar vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer këtë akt tragjik pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja donte të helmonte atë dhe bashkëshorten e tij.