Një krim brenda familjes dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit. Antigoni Fili, 60 vjeç, ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar në kokë me gurë peshoreje nga burri i saj, Arqile Fili.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa viktima është gjetur sot në banesë nga vajza e saj.
Arqile Fili është larguar nga banesa pasi ka kryer krimin, por sapo policia është njoftuar për ngjarjen është bërë i mundur edhe arrestimi i tij.