Krim i rëndë brenda familjes në Vlorë, burri godet me sëpatë gruan dhe vajzën

Publikuar tek: aktualitet, më 19:41 11-09-2019 Krim i rëndë brenda familjes në Vlorë, burri godet me sëpatë gruan dhe vajzën Foto ilustruese

Vlora është tronditur pak më parë nga një krim i rëndë brenda familjers ku burri ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e tij.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë në fshatin Gumenicë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurave, te cilat janë transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se fillimisht nipi, Mariglen Çobaj, është konfliktuar me xhaxhain e tij, por në debat e sipër ka marrë sëpatën dhe ka qëlluar me bishtin e saj nusen dhe vajzën e xhaxhait. Por paraprakisht u raportua se bëhej fjalë për një krim brenda familjes, ku burri kishte qëlluar me sëpatë gruan dhe vajzën e tij.

NJOFTIMI I PLOCISË:

Vlorë/Informacion paraprak

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës.

Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.

Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071661472320557
array(1) { ["section"]=> string(83) "krim-i-rende-brenda-familjes-ne-vlore-burri-godet-me-sepate-gruan-dhe-vajzen-178115" }