Dy ditë më parë në Torrën Veneciane, sikurse u denoncua edhe në fotot e publikuara në newsbomb.al, në njërën nga këmbët eVelierës, nga gërmimet, u duk qartë një top mesjetar ndërsa binin veçanërisht në sy rrënojat, muret e trashë, që konsiderohen antike, mesjetare, rrënoja bizantine
. Por tashmë mund të thuhet pa frikë se kemi të bëjmë me një krim kulturor e historik pasi muri rrethues që lidh Torrën Veneciane është zhdukur.
Muret u zbuluan dhe u mbuluan me rrugët sekondare të Velierës brenda dy ditësh, duke i shkatërruar plotësisht. Si bashkëpunëtorë në krim janë padyshim Agjensia e Shërbimit Arkeologjik,Instituti i Arkeologjisëe, DRKK Durrës dhe Ministria e Kulturës që s'ka reaguar për ansjë moment.
Më poshtë fotot: