Krim në familje, kunati plagos me thikë shqiptarin në Itali

Publikuar tek: aktualitet, më 19:30 25-03-2019 Krim në familje, kunati plagos me thikë shqiptarin në Itali Foto ilustruese

Një sherr mes dy kunetërve ka çuar në plagosjen e një shqiptari në komunën e Francavilla Fontana në Itali.

Mësohet se konflikti ndodhi për shkak se autori kishte ofenduar bashkëshorten e 30-vjeçarit, por degjeneroi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari e qëlloi me thikë në bark shqiptarin, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori u vu në pranga 30 minuta pas ngjarjes së rëndë dhe do të gjykohet për vrasje të mbetur në tentativë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me kunatin në bashki, i riu shqiptar qëllohet me thikë në bark
Kamioni përplaset me makinën në Fier, mes pasagjerëve dhe fëmijë »
Article Logic
Execution time: 0.012992858886719
array(1) { ["section"]=> string(65) "krim-ne-familje-kunati-plagos-me-thike-shqiptarin-ne-itali-157858" }