Krim pasioni në Tiranë, nuk pranoi të lidhej, i riu vret studenten e Drejtësisë

Publikuar tek: barometri, më 08:19 22-01-2018 Krim pasioni në Tiranë, nuk pranoi të lidhej, i riu vret studenten e Drejtësisë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që sapo ka ndodhur në Tiranë. 

Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se Aldo Beluli e ka qëlluar 21-vjeçaren pasi kjo e fundit nuk ka pranuar të lidhej me 23-vjeçarin.

Beluli e ka goditur me 5 plumba Arjela Muratin, studente në Fakultetin e Drejtësisë, viti i 3-të pranë spitalit "Nënë Tereza". Dy të rinjtë janë nga qyteti i Fierit.

21-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital pas plumbave të marra. Sakaq, 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017709970474243
array(1) { ["section"]=> string(84) "krim-pasioni-ne-tirane-nuk-pranoi-te-lidhej-i-riu-vret-studenten-e-drejtesise-107445" }