Krime mjedisore, 6 persona e pësojnë keq në Dibër (RASTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:44 24-05-2019 Krime mjedisore, 6 persona e pësojnë keq në Dibër (RASTET) Objekt pa leje

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht 6 persona në kuadër të planit të masava për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore.

Kështu si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.

Policia njofton se u proceduan penalisht shtetasit:

S.T, Q.L, A.H, B.SH, të tre banues në Dibër,

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit:

  1. C., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, me automjetin tip furgon, pa dokumentacion përkatës.

Q.XH,  banues në Dibër, pasi në një vend qëndrim pranë banesës së tij , u konstatua e prerë  lëndë drusore e  llojit pishë  pa dokumentacion përkatës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë  Dibër , për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe "Ndërtimi pa leje".

Drejtoria Vendore e Policisë  Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023359060287476
array(1) { ["section"]=> string(62) "krime-mjedisore-6-persona-e-pesojne-keq-ne-diber-rastet-165549" }