Krimet e luftës, Gjykata Speciale e Hagës ftesë ish-ambasadorit kosovar në Shqipëri

Publikuar tek: rajon, më 13:19 08-11-2019 Krimet e luftës, Gjykata Speciale e Hagës ftesë ish-ambasadorit kosovar në Shqipëri Ramiz Lladrovci

Gjykata Speciale e Hagës ka thirrur për intervistim Kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, i cili ka mbajtur më parë postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Mësohet se gjykata i ka bërë ftesë për të dhënë dëshminë e tij më 19 dhjetor, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-ambasadori.

“Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, shkruan Lladrovci në rrjetet sociale.

Ndërkohë Gjykata Speciale e Hagës i ka bërë ftesë edhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit, të cilit i është thënë që të paraqitet në Hagë më 25 nëntor në orën 09:30.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007249116897583
array(1) { ["section"]=> string(89) "krimet-e-luftes-gjykata-speciale-e-hages-ftese-ish-ambasadorit-kosovar-ne-shqiperi-185161" }