Krimet e Rënda lënë në qeli ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto, u përfshi në një skandal korruptiv

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 24-02-2017 Krimet e Rënda lënë në qeli ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto, u përfshi në një skandal korruptiv

Krimet e Rënda kanë vendosur masën e sigurisë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto.

Ai është arrestuar pas dyshimeve për “korrupsion pasiv” dhe "shpërdorim detyre” me urdhër të Gjykatës së Tiranës. 

Gjykata e krimeve të Rënda vendosi sot masën “Arrest me burg” për Zoton.  

Pak kohë më parë u arrestua edhe ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm Iliaz Labi.

Zoto dhe Labi akuzohen për përfshirjen në skandalin e korrupsionit ku së bashku me 4 administratorët që ofronin shërbimin e ushqimit në burgjet shqiptare, takoheshin me njëri-tjetrin për të përpiluar dokumentet dhe më pas të dilnin fitues. Që kjo të realizohej, ata kishin rëne dakort qe për çdo tender, të paguanin 2 milion lekë te numri dy i burgjeve Iliaz Labi.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “U keqinterpretuan deklaratat e mia”, Borchardt deklaratë për mediat bashkë me Tahirin
Shtohen 5 autobusë në linjën ish Stacioni i Trenit-Farkë, Veliaj: Riorganizim linjave në periferi »
Article Logic
Execution time: 0.010051012039185
array(1) { ["section"]=> string(104) "krimet-e-renda-lene-ne-qeli-ish-drejtorin-e-burgjeve-artur-zoto-u-perfshi-ne-nje-skandal-korruptiv-69812" }