Krimet e Rënda marrin në pyetje biznesmenin durrsak, ishte pronar i makinës me të cilën udhëtonte prokurori Ndoja ditën e atentatit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:39 08-11-2019 Krimet e Rënda marrin në pyetje biznesmenin durrsak, ishte pronar i makinës me të cilën udhëtonte prokurori Ndoja ditën e atentatit

Automjeti me të cilin po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja ditën e atentatit, i përkiste shtetasit Fadil Çalliku nga Xhafzotaj i Durrësit.

Krimet e Rënda kanë marrë në pyetje Fadil Çallikun, i cili ka dhënë shpjegime lidhur me rrethanat dhe arsyet se pse ja kishte lënë në përdorim, makinën prokurorit Ndoja.

Çalliku ka treguar se kishte njohje me Ndojën dhe Muharremin. Madje, sipas burimeve të Prokurorisë, ky automjet përdorej edhe nga bashkëshortja e prokurorit Ndoja.

Sipas kërkimeve, rezulton se personi në fjalë, është pronar i një kompanie taksish në qytetin e Durrësit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007457971572876
array(1) { ["section"]=> string(137) "krimet-e-renda-marrin-ne-pyetje-biznesmenin-durrsak-ishte-pronar-i-makines-me-te-cilen-udhetonte-prokurori-ndoja-diten-e-atentatit-185147" }