Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur sot dënimet për 7 anëtarë të ‘ Bandës së Tritolit’ e cila drejtohej nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj.
Mësohet se Sinanaj është dënuar me 30 vite burg burg për shkak të statusit si 'i penduar' nga të cilat 25 vite i ka pa të drejtë apelimi. Ai dyshohet të ketë kryer rreth 27 vrasje me pagesë në Shqipëri por edhe në Greqi.
Andodn Mëhillaj është dënuar me burgim të përjetshëm.
Genis Mëhillaj, 10 vite burg
Marjon Mitro, 8 vite burg
Albin Mexhaj, 8 vite burg
Ndriçim Gjokona, 8 vite burg
Ilir Karçini, 5 vite burg
Banda akuzohet për rreth 38 akuza si dhe për vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit te Ardian Kollozit ish-deputet i Partisë Demokratike.
Vijon..