Krimi brenda familjes/ Mullet, xhaxhai vret me çifte nipin, më pas edhe veten

Publikuar tek: aktualitet, më 09:06 03-04-2015 Krimi brenda familjes/ Mullet, xhaxhai vret me çifte nipin, më pas edhe veten

Një krim brenda familjes ka ndodhur në lagjen "Teqeli" të fshatit Mullet të Tiranës, ku xhaxhai Besim Hoxha ka vrarë nipin e tij Hasan Hoxha e më pas është vetëvrarë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm 30 metra larg banesës së viktimave  pas një konflikti pronësie mes nipit dhe xhaxhait, kur ky i fundit ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi nipin e tij duke e lënë të plagosur, por më pas ai humbi jetën në spitalin e Traumës pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë. Xhaxhai pasi qëlloi djalin e vëllait të tij, me armën  e krimit ka vrarë edhe veten. Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plota rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëkundje tërmeti në Bulqizë, 50 kilometër larg Tiranës
Vlorë, pranga 6 personave, pronari i ujit “Cika” vidhte energjinë për fabrikën »
Article Logic
Execution time: 0.01193380355835
array(1) { ["section"]=> string(79) "krimi-brenda-familjes-mullet-xhaxhai-vret-me-cifte-nipin-me-pas-edhe-veten-7694" }