Krimi Ekonomik ka sekuestruar një shumë të madhe eurosh nga një shoqëri biznesi, pasi ortakët e saj dyshohet se po bënin pastrim parash.
Ndaj dy ortakëve të shoqërisë private ka nisur procedim penal. Sipas policisë së Fierit dje sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka sekuestruar 245.253 USD, 280.000 lekë të reja dhe 110000 Euro, të shoqerise "BP-2014" të depozituar nga ortakët e kësaj shoqerie B.Ç dhe D. C, në tre banka të nivelit të dytë.
Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqerie dhe përfaqsuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, të parashikuar nga Kodi Penal.