'Krimi i organizuar do të vendosë sërish fatet e zgjedhjeve të 25 prillit', Rudina Hajdari: Përgjegjëse 3 partitë kryesore, PD mendoi për karrigen e tyre

Publikuar tek: politike, më 21:46 18-01-2021 'Krimi i organizuar do të vendosë sërish fatet e zgjedhjeve të 25 prillit', Rudina Hajdari: Përgjegjëse 3 partitë kryesore, PD mendoi për karrigen e tyre Rudina Hajdari

Kandidatja për deputete nën siglën e partisë së re "Nisma Thurje", Rudina Hajdari pranoi me gjysmë zëri se krimi i organizuar do të vendos sërish për fatet e zgjedhjeve të 25 prillit.  

E ftuar në emisionin "Quo Vadis", Hajdari u tregua e ashpër me qeverinë, të cilët e cilësoi si përgjegjëse kryesore së bashku me dy partitë e tjera kryesore për këtë situatë.

Ajo foli edhe qarkun e Elbasanit, ku kërkon një mandat deputeteje në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

"Ndihet pa dyshim që ndihet kriza në Elbasan, sidomos kur shkon në zonat e thella. Ti shikon këto makinat luksoze dhe në anën tjetër, qytetarë që bëjnë gjithçka për të fituar bukën e gojës. Qyteti jo vetëm është zbrazur, ka nevojë për një shpresë. Janë gati për tu bashkuar me tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. E gjithë zona duhet të kthehet të gumëzhijë dhe të jetë një jenë një pikë referimi për të gjithë dhe konkretisht rikthimin e rinisë. Fakti që qeveria nuk ka bërë asgjë për të luftuar krimin e organizuar e ka bërë të vështirë për të ndaluar lulëzimin e krimit të organizuar në politikë. As PS, as PD dhe as LSI nuk luftuan për ta luftuar këtë. Ishte pikërisht ky fakti që i detyroi të linin parlamentin, pra për një vjedhje zgjedhjesh. E gjitha bëhet për asgjë. Nuk mendojnë për asgjë, thjeshtë për karrigen e tyre," tha Hajdari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Monika Kryemadhi: Sondazhet na nxjerrin me 34 deputetë, Ramës nuk i përgjigjet as administrata e tij, i merr 40 herë në telefon që…
Fatmir Mediu “nuk mban më”, tregon sa kandidatë të PR duhet të jenë në listën e PD: Na takon një deputet në Tiranë, në Shkodër vendi i 6 ose 7, në Fier… »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(155) "krimi-i-organizuar-do-te-vendose-serish-fatet-e-zgjedhjeve-te-25-prillit-rudina-hajdari-pergjegjese-3-partite-kryesore-pd-mendoi-per-karrigen-e-tyre-235504" }