Krimi kibernetik, janë vjedhur mbi 1 miliardë dollarë nga 100 banka

Publikuar tek: bota, më 11:50 16-02-2015 Krimi kibernetik, janë vjedhur mbi 1 miliardë dollarë nga 100 banka Foto ilustruese

Rreth 100 banka dhe institucione financiare në botë kanë rënë pre e një sulmi “të paprecedentë vjedhjesh” kompjuterik, thuhet në një raport, raporton BBC. Firma e sigurisë kompjuterike Kaspersky, vlerëson se janë mbi 1 miliardë dollar që janë vjedhur në kohë të ndryshme, duke filluar nga 2013 dhe që vazhdon dhe sot. Një organizatë kriminale krimesh kibernetike me anëtarë nga Rusia, Ukraina dhe Kina janë përgjegjëse për këto vjedhje, thuhet në raport.

Kaspersky thotë se po punon me Interpolin dhe europolin për investigime të metejshme. Thuhet se krimet kanë ndodhur në rreth 30 vende përfshi firma financiare nga Rusia, SHBA, Gjermania, Kina, Ukraina dhe Kanadaja. “Këto sulme nënvizojnë faktin se kriminelët po ndërhyjnë në system” thotë Sanjay Virmani, drejtor i Intepolit për krimet digjitale. Kaspersky thotë se ky lloj krimi ka një tipologji të re duke vjedhur direct para nga bankat e duke shmangur përdoruesit. Rrjeti criminal përdor viruset kompjuterikë për të infektuar netëorket e kompanive duke përdorur edhe videot e survejancës. Në disa raste ka qenë e thjeshtë të kalojnë paratë nga llogaritë e bankave tek të vetat. “Eshtë një krim shumë profesional” thotë Sergey Golovanov i Kasperskyt. Institucionet që merren me këtë lloj krimi thonë se ata kanë marrë raportin e Kaspersky në janar. “Ne po punojmë që të minimizojmë efektet për klientët” thuhet në një raport të tyre. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024142980575562
array(1) { ["section"]=> string(71) "krimi-kibernetik-jane-vjedhur-mbi-1-miliarde-dollare-nga-100-banka-3481" }