KRIMI NË DURRËS/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot me thikë në zemër. E ëma dhe nusja e çuan në spital, por ishte tepër vonë...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:25 19-09-2020 KRIMI NË DURRËS/ Kush është 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve që u vra sot me thikë në zemër. E ëma dhe nusja e çuan në spital, por ishte tepër vonë... Viktima Idajet Dulla

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku mësohet se një person ka mbetur i vdekur pas një goditje me thikë në zemër.

Viktima është Idajet Dulla, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Ai është nga Kukësi, por banonte në Durrës dhe punonte si shofer fugoni.

dullaa_copy.jpg

Dulla është gjetur i vdekur tek shinat e trenit. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku real i vrasjes së tij, por mendohet se ka pasur një sherr banal mes tij dhe një shoferi fugoni, tekas policia njofton se e ka identifikuar autorin.

dulla11_copy_copy.jpg

E ëma dhe nusja e kanë çuar në spital, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ai nuk mund të mbijetonte.

j.jpg

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55, në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme ju bëjmë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar autorin shtetasin A.K., dhe është vënë në ndjekje të tij.

***

Ndërkohë edhe mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit ndodhi një ngjarje e rëndë ku një person mbeti i vdekur dhe 2 të tjerë u plagosën pas një sherri për arsye banale.

I vdekur mbeti Armando Baboçi, 39 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën djali i tij Erald Gjini 19 vjeç dhe një person tjetër.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012271881103516
array(1) { ["section"]=> string(148) "krimi-ne-durres-kush-eshte-34-vjecari-baba-i-dy-femijeve-qe-u-vra-sot-me-thike-ne-zemer-e-ema-dhe-nusja-e-cuan-ne-spital-por-ishte-teper-vone-220943" }