Një ditë pas krimit makabër që tronditi Durrësin, ku nipi vrau gjyshen e moshuar dhe më pas veten me armë zjarri ekspertiza ka arritur në konkluzione konkrete.
Specialistët e grupit hetimor kanë marrë në pyetje 8 familjarë të viktimave dhe pas provave të gjetura në banesën ku u zbuluan trupat e vdekur kanë arritur në përfudimin se behet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje nga 25 vjeçari Ersid Curri.
Sipas ekspertëve, i riu e ka qëlluar me 5 plumba automatiku gjyshen e tij në krahëror dhe në gjymtyrë, teksa ajo flinte, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas, sipas ekspertëve, Curri është vetëvrarë me një plumb në gojë.
Sipas familjarëve, e moshuara Hurme Curri 80 vjeç u kishte thënë të afërmëve të saj se kishte frikë prej nispit, pasi kishte kohë që shfaqte shenja depresioni. Ekspertët kanë deklaruar se krimi është kryer në kushte depresioni nga ana e të riut, sidomos pas kthimit të tij nga Gjermania, ku atje ai kishte kërkuar azil.