Krimi tronditës në mes të Tiranës, dy vëllezërit KUSI persona  të rrezikshëm dhe me probleme me ligjin (E KALUARA)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 23-08-2019 Krimi tronditës në mes të Tiranës, dy vëllezërit KUSI persona  të rrezikshëm dhe me probleme me ligjin (E KALUARA) Pallati ku ndodhi vrasja e punëtorit Indrit Çelaj

Një ditë pas vrasjes tronditëse të teknikut të kondicionerëve Indrit Çelaj në Tiranë janë publikuar informacione të shumta në lidhje me autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Nga të dhënat e fundit, mësohet se vrasësi Griseldo Kusi (31-vjeç) dhe vëllai i tij Albano (28-vjeç) i përfshirë në konflikt me viktimën kanë një histori të gjatë problemesh me ligjin.

Griseldo Kusi ka tentuar të vrasë në dy raste personat Maksut Hysa (gusht 2011) dhe Boiken Spahiun (3 muaj më vonë). Në të dyja rastet, ai i ka qëlluar me nga 4 plumba, por fatmirësisht të dy personat i kanë shpëtuar vdekjes. Konflikti i parë ka ndodhur për shkak të një ndërtimi. Kurse, përplasja e dytë ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës në Angli. Griseldo qëlloi me 4 plumba Boiken Spahiun, i cili ia doli të shpëtonte tragjedisë.

Edhe vëllai i tij, Albano ka patur punë me drejtësinë. Në vitin 2012, ai ka vrarë për një borxh prej 650 € Shkëlqim Nozllin, ndërsa dy vite më parë ai ka grabitur një kazino në Kavajë.

Ngjarja e djeshme në rrugën Muhamet Gjollesha ndodhi pasi Griseldo dhe Albano Kusi u konfliktuan për kondicionerin e shtëpisë së tyre, e cila rridhte ujë. Sherri degjeneroi kur Griseldo nxorri pistoletën dhe qëlloi me plumb në kokë Indrit Çelajn. Viktima ra në koma dhe pas 24 orësh humbi jetën.

Dy vëllezërit bindën Lorenc Veliajn, mikun e tyre, të pranonte autorësinë e krimit. Pasi u arrestua, Veliaj rrëfeu të gjitjë ngjarjen e ndodhur.

Për këtë krim, policia ka ndaluar babain e tyre, Bujar Kusi, i cili është pronari i pallatit ku ndodhi ngjarja, bashkë me Ferdinand Bakallin dhe Luan Çakën për moskallëzim të krimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023887872695923
array(1) { ["section"]=> string(117) "krimi-trondites-ne-mes-te-tiranes-dy-vellezerit-kusi-persona-te-rrezikshem-dhe-me-probleme-me-ligjin-e-kaluara-176104" }