Krimi/ Xhafaj paralajmëron live: Do ketë goditje të tjera

Publikuar tek: barometri, më 08:11 07-04-2018 Krimi/ Xhafaj paralajmëron live: Do ketë goditje të tjera

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në emisionin 'Repolitix' në Report Tv ku po flet për çështjet aktuale në vend.

Gjatë intervistës, ministri teksa foli për krimin në vend paralajmëroi se do të ketë goditje të tjera të rëndësishme të grupeve kriminale në vend.  “Do të ketë disa goditje të tjera, siç ishte kjo e fundit për kapjen e sasisë rekord të drogës”- u shpreh Xhafaj.

Sakaq, tregoi se cilat ishin qytetet me grupet kriminale më aktive dhe bëhet fjalë për: Tiranën, Shkodra, Durrësi, Lezha, Fieri, Elbasani.

“2017 tregoi për një ndarje me këtë fenomen nga pikëpamja e kultivimit të drogës. Vendi ka njohur ndryshime thelbësore, rezultate janë spektakolare. 2018 do të tregojë që ajo që u realizua në 2017 nuk ishte rastësi. Ju siguroj për këtë.”- shtoi më tej Xhafaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025449991226196
array(1) { ["section"]=> string(62) "krimi-xhafaj-paralajmeron-live-do-kete-goditje-te-tjera-115990" }