Krisen marrdhëniet në Top Channel, Marina Vjollca e mbyll me futbollin?!

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:37 26-06-2016 Krisen marrdhëniet në Top Channel, Marina Vjollca e mbyll me futbollin?!

Marrdhëniet mes moderatorës sexy Marina Vjollca dhe drejtuesve të Top Channel janë zyrtarisht në kuotat me të ulta. Bjondja e “Procesit Sportiv”, sipas burimeve të Newsport.al pranë këtij emisioni, mësohet se po numëron puntatat e fundit para se të divorcohet nga futbolli e ndoshta dhe nga “Topi”.

Lufta e ftohtë me të shkuarën në “Top Channel” dhe reforma në programacion, pritet të mos prekë vetëm disa formate show por dhe disa personazhe me të cilët është identifikuar ky televizion prej disa vitesh. Për të shkuar më tej, marrdhënia e Marinës me pronarët e Top Channel nuk është cënuar nga emisioni sportiv. Marina u injorua në spektaklin e fundit “Top Music Awards”, ku nuk pati asnjë moment mundësinë për tu bërë protagoniste në dhënien e ndonjë çmimi apo ndoshta dhe diçka më tepër se kaq. Gjithashtu i dashuri i saj Getoar Selimi, injoroi këtë format show dhe në portale është shkruar shumë së fundmi për një tensionim të situatës edhe për këto rrethana nxitëse që afrojnë divorcin e bjondes sexy me Top Channel.

Mbetet për tu parë se si do të rrjedhin ngjarjet. E sigurtë është se reforma në “Top” do të bëhet dhe e sigurtë është se largimi i Marinës të paktën nga futbolli është një alternativë që është diskutuar.

Burimi Newsport.al

marina-4-1024x768.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.41568303108215
array(1) { ["section"]=> string(75) "krisen-marrdheniet-ne-top-channel-marina-vjollca-e-mbyll-me-futbollin-44643" }