Krishtlindja, mesazhi i fortë i Ipeshkvit të Lezhës: Tërmeti zbuloi Shqipërinë e vërtetë, të korrupsionit dhe varfërisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:24 25-12-2019 Krishtlindja, mesazhi i fortë i Ipeshkvit të Lezhës: Tërmeti zbuloi Shqipërinë e vërtetë, të korrupsionit dhe varfërisë Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale

Ipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale ka lëshuar mesazhe të forta në festën e Krishtlindjes, drejtuar popullit dhe politikanëve shqiptarë.

Gjatë meshës në Katedralen e “Shën Kollit”, Vitale ka thënë se tërmeti që goditi vendin duke i marrë jetën 51 personave ka nxjerrë zbuluar korrupsionin dhe varfërinë.

“Është detyra e njeriut veçanërisht e atyre që kanë përgjegjësi publike të kujdesen për të në të gjithë përmasën e tij. Këto fjalë marrin peshë të veçantë veçanërisht pas asaj që ndodhi për shkak të tërmetit që solli vdekje dhe shkatërrim.

Një tërmet që ka zbuluar Shqipërinë e vërtetë të varfërisë dhe korrupsionit sepse kaq shumë vdekje dhe shkatërrim nuk do të kishte nëse ndërtesat e shembura do të ishin ndërtuar, duke ndjekur parametrat e sigurisë.

Këtu mbizotëron interesi personal, korrupsioni dhe sjellja e paligjshme që rrezikon jetën e njerëzve. Shpresoj që kjo krishtlindje të zgjojë ndërgjegjen e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të kërkojnë falje ato që shkaktojnë këto fatkeqësi sepse janë të korruptuar dhe nuk interesohen për të mirën e njerëzve”, tha Vitale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NGJARJE E RËNDË/ Shpallet në kërkim GARDISTI, masakroi me leva një person
Vrasjet më të bujshme që përgjakën 2019-ën: Nga ekzekutimi i ish-policëve, menaxherit të VIP-ave, vëllezërve Bilali, Presidentit të Çamërisë e atentati ndaj prokurorit Ndoja »
Article Logic
Execution time: 0.012912034988403
array(1) { ["section"]=> string(123) "krishtlindja-mesazhi-i-forte-i-ipeshkvit-te-lezhes-termeti-zbuloi-shqiperine-e-vertete-te-korrupsionit-dhe-varferise-190328" }