Krishtlindjet e para pa të birin, nëna kujton me këtë poezi Kejdin që u nda para kohe nga jeta

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:11 24-12-2016 Krishtlindjet e para pa të birin, nëna kujton me këtë poezi Kejdin që u nda para kohe nga jeta

Pedagogia Erenestina Halili ka kujtuar me anë të një poezi të birin e saj, Kejdin, i cili u nda nga jeta para kohe.

Këto janë krishtlindjet e para në familjen Halili pa djalin e tyre, i cili humbi jetën në një aksident në Tiranë, së bashku me shokun e tij, Ergi Dinin.

Poezia e Erenestinës:

Tri herë 21!

Bir,

Natë Kshnellash âsht knej

E paqën vnue e kam n'mjedis flak's qirit tand.

Bir,

zhgjetën e dek's e pave ti,

barr'n e kryqit lânë ke n'nânë,

t'rândë,

t'rândë,

t'rândë.

N'muj'n e shenjtve, bash 21,

nimrue dy herë, n'vit e ditë,

Ora jote t'u avit, paj n'21.00.

Heu bir,

21,21,21,

bash n'at ditë...

Zgjetën e dek's e pave ti,

Barr'n e kryqit lânë ke n'nânë,

t'rândë.

T'rândë!

Kah shkruej g'zimet tueja,

e k'ndue rruzar't e lag'ta,

prej gulçit tând,

Bir,

kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037282943725586
array(1) { ["section"]=> string(99) "krishtlindjet-e-para-pa-te-birin-nena-kujton-me-kete-poezi-kejdin-qe-u-nda-para-kohe-nga-jeta-63656" }