Politikanët shqiptarë kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar me rastin e Krshtlindjeve të gjithë besimtarët e krishterë.
“Urimet më të mira për këtë vigjilje të shenjtë!”, ka shkruar persidenti Meta.
Krishtlindje të mbara për shqiptarët, më të mirët njerëz në botë”, uron Petrit Vasili në Facebook.
Nuk ka munguar edhe urimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë dhe të gjithë shërbëtorëve të Zotit në kishat, katedralet, dhe manastiret e dioqezave shqiptare, në vendlindje dhe diasporë, Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Basha.
Ndërsa kryetarja e LSI ka zgjedhur të njëjtin urim me Presidentin Meta, teksa shfaqet së bashku me fëmijët.
Po ashtu edhe kryeministri Rama ka zgjedhur pamje të disa qyteteve të ndriçuar nga drita për të urura Krishtlindjet.
Sakaq, urime të përzemërta ka dhënë për besimtarët e krishterë edhe ish-kryeministri Berisha.