Krismat në Vlorë ishin ATENTAT, mbetet i vrarë një 27-vjeçar; u qëllua disa herë teksa ishte në makinë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:36 01-12-2020 Krismat në Vlorë ishin ATENTAT, mbetet i vrarë një 27-vjeçar; u qëllua disa herë teksa ishte në makinë (EMRI) Pamje nga vendngjarja

Të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, në Dukat-Fushë të Vlorës ishin krismat e një atentati.

Është qëlluar mbi 10 herë ndaj një makine e cila ishte anës rrugës, e për pasojë ka mbetur i vrarë brenda makinës së tijnjë 27-vjeçar, i cili mësohet se është Benjamin Bezhani (Bezhanaj), i dënuar më parë në Itali.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta deri te “Uji i ftohtë”. 

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe: Po çonte fëmijët në shkollë, DETAJE nga plagosja në Lezhë: Bashkëfshatari i doli para Hilë Gjinit dhe e qëlloi me dy plumba (FOTO NGA VENDNGJARJA)

Lexo edhe: Plagoset rëndë në atentat me armë zjarri biznesmeni në Lezhë, gjendet e djegur makina e autorëve (EMRI-DETAJE)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Breshëri plumbash në derën e shtëpisë, zbardhet deklarata e djalit të të 'fortit' të Shkodrës në polici: Fërkova makinën në rrugë, u riktheva në shtëpi dhe...
Shtyrja e nisjes së bisedimeve me Shqipërinë, Surroi drejton gishtin nga fajtorët: Nuk ka konsensus politik, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njëra-tjetrën »
Article Logic
Execution time: 0.010955095291138
array(1) { ["section"]=> string(87) "krismat-ne-vlore-ishin-atentat-mbetet-i-vrare-nje-30-vjecar-u-qellua-mbi-10-here-229828" }