Kristi Pinderi i kujton 'preshin' e Lushnjës Tritan Shehut, rebelohet Artan Lame: Ky do të shpjegojë bullizmin në shkolla? Kjo është e ndyrë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:04 31-03-2018 Kristi Pinderi i kujton 'preshin' e Lushnjës Tritan Shehut, rebelohet Artan Lame: Ky do të shpjegojë bullizmin në shkolla? Kjo është e ndyrë Foto: Kristi Pinderi me të dashurin, drejtor i Aluiznit Artan Lame

Sulmi i Kristi Pinderit ndaj deputetit të PD-së Tritan Shehu ka sjellë reagimin e ashpër të drejtorit të Aluiznit, Artan Lame.

I revoltuar me deklaratën e kreut të LGBT-së, Lame shprehet se është ndër gjërat më të ndyra që ka lexuar në rrjet. Sakaq, vë në dyshim se një person i tillë mund të edukojë të rinjtë në shkolla, referuar nismës së ministrisë së Arsimit për të trajtuar bullizmin dhe LGBT në gjimnaze.

Kujtojmë që Pinderi iu drejtua ashpër deputetit të PD-së, pas statusit të Shehut ku një prind i ankohej se kishte djalin gay. Me tone ofenduese, kreu i LGBT e quajti Shehun grek, dhe i kujtoi një protestë të vitit 1997, kur zyra e Shehut ishte rrethuar nga protestues të shumtë në qytetin e Lushnjës.

Reagimi i plotë i Artan Lame:

Kjo qe po ju "share" eshte nje postim i dr. Tritan Shehut.

Ndersa keto rreshtat midis thonjzash jane pergjigja qe i ben Kristi Pinderi: "Nuk eshte e trishtueshme pse nje plak 68 vjec si Tritan Shehu ka te vetmin burim informacioni kengetarin Povia. ... Por ne rastin e z. Shehu kam vetem nje kuriozitet: qarkullojne fjale te tmerrshme per nje ndodhi ne stadiumin e Lushnjes ne 1997. Cfare ndodhi realisht ate dite z. Shehu? Eshte vetem nje kuriozitet, asgje me shume".

Me trishim them se kjo pergjigje (si shumica e pergjigjeve qe ju jep Kristi te gjithe atyre qe guxojne te flasin per kete teme) eshte nder gjerat me te ndyra qe me ka qelluar te lexoj neper rrjet. 
Dhe ky do shkonte neper shkolla te edukonte te rinjte kunder bulizmit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biznesmeni mik i Vojsllav Sheshel, i pranishëm në protestë, merr përsipër organizimin (Foto)
Jehonë në mediat botërore: Ja çfarë shkruajnë për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit »
Article Logic
Execution time: 0.011255979537964
array(1) { ["section"]=> string(142) "kristi-pinderi-i-kujton-preshin-e-lushnjes-tritan-shehut-rebelohet-artan-lame-ky-do-te-shpjegoje-bullizmin-ne-shkolla-kjo-eshte-e-ndyre-115199" }