Kristi Pinderi i “përvishet” kryeredaktorit pas artikullit ngacmues: Mundohu të jesh në lartësinë e detyrës! (PËRPLASJA)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:17 20-04-2017 Kristi Pinderi i “përvishet” kryeredaktorit pas artikullit ngacmues: Mundohu të jesh në lartësinë e detyrës! (PËRPLASJA)

Aktivisti i LGBTKristi Pinderi i “përvishet” kryeredaktorit të gazetës TemA Bledi Lumani  lidhur me një artikull të shkruar nga gazetari me titull “LGBT, çadra e PD dhe kryqi i cili shpreh keqardhjen e tij që media i ka dhënë rëndësi protestës së komunitetit LGBT ndërsa kujton se media nuk pasqyroi aspak besimtarët ungjillorë, të cilët këtë vit kishin vendosur që ta festonin krejt ndryshe ditën e Pashkës, duke marshuar.

Kristi Pinderi i kërkon Lumanit të jetë në lartësinë e detyrës pasi sipas tij nuk ka rëndësi sa vetë vijnë në paradë por mesazhi që përcillet.

-PËRPLASJA

ARTIKULLI I BLEDI LUMANIT:

Për dy-tre ditë me radhë, në shumë portale qarkullonte një lajm, se komuniteti LGTB i ka dërguar një letër kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të mos pengojë paradën e tyre që zhvillohet më 17 maj.

Ishte një lajm mes ironisë dhe humorit.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë frikë se çadra e ngritur nga PD në mes të bulevardit, do të pengojë shëtitjen e përvitshme tashmë të 30 apo 40 vetave që dalin për t’u sensibilizuar me këtë komunitet, me pretendimin se ata nuk trajtohen si gjithë njerëzit e tjerë dhe përndiqen.

Ditën që doli ky lajm në media, po në bulevard, një grup prej më shumë se 4 mijë vetësh, marshuan pikërisht nga çadra, drejt sheshit “Nënë Tereza”.

Nuk ishin protestues, as kërkonin ndonjë të drejtë.

Ishin besimtarët ungjillorë, të cilët këtë vit kishin vendosur që ta festonin krejt ndryshe ditën e Pashkës.

Ata ishin mbledhur nga gjithë qytetet shqiptare për të festuar, por edhe për të dhënë disa mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Çuditërisht, në media nuk u përmend askund.

Disa televizione kombëtare, ndërsa jepnin lajmet për masat e sigurisë për festën e Pashkës, përmendnin edhe që forcat speciale kishin rrethuar sheshin “Nënë Tereza”, por nuk e përmendnin fare arsyen e këtij veprimi, që ishte pikërisht tubimi i besimtarëve ungjillorë.

Një drejtues i ungjillorëve, që është komuniteti i tretë zyrtar më i madh i të krishterëve në vend dhe që numëron mbi 30 mijë anëtarë në gjithë Shqipërinë, po më thoshte i mërzitur, se ky ka qenë një veprim i qëllimshëm i drejtuesve të mediave.

Personalisht nuk e besoj këtë gjë, më shumë se sa besoj faktin e cektësisë së medias.

Për median lajm janë ata 20 apo 30 homoseksualë që dalin në shesh, se sa 4 mijë besimtarë, sepse ata shkaktojnë reagim.

4 mijë besimtarë që dalin në shesh me mesazhe paqeje e dashurie, janë thjesht njerëz të “çuditshëm” për median, që nuk shkaktojnë asnjë kureshtje.

Media shqiptare nuk e kupton që në një vend agresiv, të varfër, ku shpresa e vetme është largimi drejt Perëndimit, ku politika është konfliktuale dhe e korruptuar, mesazhe të tilla duhet të gjejnë gjithmonë e më shumë vend.

Boll lajme me vrasje, përdhunime, vjedhje, korrupsion, veshje e zhveshje, fjalime patetike politikanësh e njerëzish sharlatanë, dëgjojmë përditë.

Ky vend më shumë se kurrë, ka nevojë për pozitivitet dhe dashuri.

Dhe kush më mirë se besimtarët, mund t’i përcjellin dhe transmetojnë këto tek të tjerët!

REPLIKA E KRISTI PINDERIT:

Kryeredaktori i gazetes TemA, pra nje punonjes i medias, shkruan me percmim pse media (pra edhe ai vete) mbulon LGBT me shume se ungjilloret qe paskan marshuar pardje. Pastaj thote edhe se ungjilloret jane te shumte, sikur numri e percaktoka drejtesine e nje kauze apo sikur numri qenka percaktues se cfare perben lajm edhe cfare jo. Ne fund thote se kemi nevoje per mesazhe paqe, sikur ne te LGBT te qenkerkemi duke bere mesazhe lufte!

I dashur Bledi,

Une te inkurajoj te mbulosh  cfare te duash ne median ku punon, por te terheq vemendjen per faktin se si njeri i medias ke pergjegjesi te jesh korrekt: ne nuk bejme mesazhe lufte, ndaj na mbulo pa frike kur mendon se ceshtjet tona kane interes publik.

Se dyti, mundohu te jesh ne lartesine e detyres dhe te kuptosh se nuk ka rendesi sa vete vijne ne paraden LGBTI: ne adresojme ceshtje te barazise dhe dinjitetit per te gjithe pavaresisht nese nevoje per trajtim me dinjitet kane 2 persona te vetem, apo 200 mije persona (numer ky shume me i perafert me numrin real te individeve LGBTI - qe mund te jene edhe shok, shoqe apo te aferm te tu, pavaresisht nese ti e di kete apo jo, e nuk ka si ta dish po te jesh kaq mendjengushte dhe i bezdisur).

Dhe se fundmi, sikur ti kushtonit pak me shume hapesire ungjilloreve sesa foto-lajmeve me armatimet e renda ruse, do benit shume mire. Mbuloni njesoj LGBT dhe ungjilloret e na botoni me pak lajme te fortesh me raketa dhe tanke, te lutem.

#idiotesiapomendjengushtesiapotedyjabashke

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025882005691528
array(1) { ["section"]=> string(120) "kristi-pinderi-i-pervishet-kryeredaktorit-pas-artikullit-ngacmues-mundohu-te-jesh-ne-lartesine-e-detyres-perplasja-75799" }