Kristi Pine, i dyshuar si vrasës me pagesë dhe për atentatet e tritolit ka tentuar që të vrasë veten mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 në spitalin e burgut.
Ai ka tentuar që të çajë damarët e duarve me stilolaps dhe mendohet se shkak është bërë presioni psikologjik që është duke kaluar. Tashmë bëhet me dije se Pine ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Kristi Pine është një nga të penduarit që ka punuar nën drejtimin e të burgosurit përjetë Admir Tafili si vrasës me pagesë dhe për atentatet e tritolit në Tiranë. 24-vjeçari ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë me kusht që t’i sigurohej jeta atij dhe familjarëve të tij.