Kristina Faqolli quhet truproja femër e Ramës e cila është pjesë e trupës së sigurisë së kryeministrit. Një vajzë shumë e re në moshë, por me të gjitha të dhënat fizike për të qenë pjesë e kësaj trupe.
Kristina Faqolli një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Greqi. Me të mbaruar gjimnazin, Kristina iu fut Akademisë së Policisë në Tiranë. Sot, vajza shtatlartë dhe e fuqishme, ruan shefin e kabinetit qeveritar. Kristina është e pandarë nga kryeministri. Madje jo rrallë herë, Rama ka zgjedhur vetëm atë për ta shoqëruar në vende e evente të ndryshme duke mos e parë të nevojshme prezencën e të gjithë trupës së sigurisë.