Kritik i Presidentit, rrihet barbarisht gazetari

Publikuar tek: bota, më 11:17 13-05-2019 Kritik i Presidentit, rrihet barbarisht gazetari Gazetari i dhunuar

Një gazetar turk, i cili kritikoi presidentin Rexhep Tajip Erdogan, u rrah nga një grup "me shkopinj bejsbolli", shkruan gazeta e tij, e cila publikoi fotot e gazetarit Yavuz Selim Demirag në shtratin e spitalit në gjendje të rëndë.

Demirag u sulmua pak pasi u shfaq në një emision televiziv natën e premte, sipas të përditshmes Yenicag. Autorët e sulmit ikën në një automjet dhe nuk janë kapur.

Sulmi vjen pasi tensionet janë në rritje për zgjedhjet e kontestuara të kryebashkiakut të Stambollit. Menjëherë pasi u bë e qartë se ata kishin humbur votën, partia qeverisëse AKP kërkoi që të ribëhej votimi, duke pretenduar parregullsi.

Komisioni zgjedhor ra dakord të përsërisin votimin, dhe siç thuhet, kjo erdhi si rezultat i presionit të qeverisë.

Votimi tani do të kryhet në qershor, gjatë pushimeve të shkollës, kur shumë mbështetës të CHP, me kandidat Ekrem Imamolgun, do të shkojnë me pushime.

CB9F4A6B-4EB4-46D5-AB03-A9E2C0A322CB_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023586988449097
array(1) { ["section"]=> string(54) "kritik-i-presidentit-rrihet-barbarisht-gazetari-164087" }