Kritikoi autoritetet dhe liderin kinez për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë, arrestohet profesori i njohur

Publikuar tek: bota, më 14:57 06-07-2020 Kritikoi autoritetet dhe liderin kinez për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë, arrestohet profesori i njohur Xu Zhangrun

Një profesor që kritikoi autoritetet kineze për trajtimin e koronavirusit dhe keqmenaxhimin e situatës, është arrestuar nga ana e policisë.

Xu Zhangrun, i cili ka qenë në arrest shtëpie, u mor nga shtëpia e tij në Pekin të hënën, thanë miqtë e tij.

Profesori i drejtësisë ka kritikuar disa herë liderin aktual të Kinës, Xi Jinping. Policia nuk ka komentuar publikisht mbi arrestimin, dhe është e paqartë se me çfarë akuzash përballet Zhangrun, raporton BBC.

Liria e shprehjes është nën kontroll të rreptë në Kinë. Ata që flasin kundër autoriteteve rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg.

Geng Xiaonan, një mik i profesorit, i tha Nju Jork Times se ai ishte “i përgatitur mendërisht se do të arrestohet”.

Më parë atij i ishte ndaluar puna në Universitetin Tsinghua, një nga institucionet kryesore arsimore të vendit, pasi ai foli kundër heqjes së kufijve të mandatit presidencial, masë kjo që lejonte presidentin Xi të mbante postin e tij gjithë jetën.

Xu ishte vendosur në arrest shtëpie, në fillim të këtij viti, pasi publikoi një artikull ku kritikonte mënyrën se si presidenti Xi dhe qeveria kishin trajtuar shpërthimin e koronavirusit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094878673553467
array(1) { ["section"]=> string(117) "kritikoi-autoritetet-dhe-liderin-kinez-per-keqmenaxhimin-e-situates-se-pandemise-arrestohet-profesori-i-njohur-213016" }