Kriza e Covid-19, BE-ja miraton paketën e shpëtimit: 500 miliardë euro në ndihmë të vendeve të prekura

Publikuar tek: bota, më 09:44 10-04-2020 Kriza e Covid-19, BE-ja miraton paketën e shpëtimit: 500 miliardë euro në ndihmë të vendeve të prekura Foto nga Be

Ministrat e Financave në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për miratimin e marrëveshjes për paketën e shpëtimit në vlerë 500 miliardë euro, e cila do shkojë në ndihmë të vendeve evropiane të dëmtuara më shumë nga kriza e covid-19 që është përhapur nëpër botë duke shkaktuar dëme të mëdha në ekonomi.

Arritja e marrëveshjes është njoftuar nga udhëheqësi i Eurogrupit, Mário Centeno, i cili tha se kjo ka ndodhur pas diskutimeve maratonike në Bruksel.

Kryeministri francez, Bruno Le Maire, ndërsa ka përshëndetur marrëveshjen, e quan atë si planin më të rëndësishëm në historinë e BE-së, duke theksuar se europa është e gatshme për t’u përballur me gravitetin e krizës. “Europa ka vendosur dhe është e gatshme për t’u përballur me gravitetin e krizës”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Kujtojmë se dje Organizata Botërore Oxfam, që merret me mirëqenien e njerëzve anekënd botës, ka paralajmëruar se goditja e ekonomisë nga pandemia e Covid-19 mund të zhysë gjysmë miliardë ose më shumë njerëz në varfëri nëse nuk merren masa urgjente për të shpëtuar vendet e prekura.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089449882507324
array(1) { ["section"]=> string(107) "kriza-e-covid-19-be-ja-miraton-paketen-e-shpetimit-500-miliarde-euro-ne-ndihme-te-vendeve-te-prekura-202071" }