Kriza e Covid, Basha i jep ‘dorën’ biznesit: Qeveria s’po i ndihmon, po i zhyt më thellë! Taksat shkojnë për oligarkët

Publikuar tek: politike, më 15:44 06-05-2020 Kriza e Covid, Basha i jep ‘dorën’ biznesit: Qeveria s’po i ndihmon, po i zhyt më thellë! Taksat shkojnë për oligarkët Lulzim Basha pas takimit

Kreu i PD Lulzim Basha pas takimit me shoqatën e biznesit të vogël ka deklaruar se biznesi i vogël nuk po ndihmohet nga qeveria por po zhytet më thellë në krizë.

Basha hodhi akuza kundrejt qeverisë duke thënë se “paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për oligarkët dhe jo për ata që kanë vërtet nevojë. Me propangandë televizive biznesi nuk po ndihmohet por vetëm po zhytet më thellë. Gjithë energjia jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike 2020  që ka një autor dhe një shkaktar këtë qeveri dhe këtë eknonomi që e kanë braktisur”.

Ndërsa shprehet se situata është dramatike Basha theksoi se ka vendosur të mbështesë kërkesat e biznesit të vogël.

“Ka nevojë për një paketë të qartë masash për hapjen graduale. Biznesi i vogël po vuan për shkak të masave arbitrare të marra kuturu. Në vend që të ndihmohet siç po e ndihmon çdo vend tjetër, biznesi i vogël shqiptar po dëmtohet nga qeveria.

Paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për oligarkët dhye jo për ata që kanë vërtet nevojë. Situata është dramatike. Mbështesim kërkesat e biznesit të vogël dhe po vazhdojmë ta ndjekim në kushtet kur nga njëra anë propozohet mbështetje nga ana tjetër nuk jepet.

Me propangandë televizive biznesi nuk po ndihmohet por vetëm po zhytet më thellë. Gjithë energjia jonë duhet të jetë tek pandemia ekonomike 2020  që ka një autor dhe një shkaktar këtë qeveri dhe këtë eknonomi që e kanë braktisur.

Asnjë nga bizneset që ende skanë parë asnjë qindrakië spo kërkon lëmoshë por të mbështetet nga taksat. Taksat sot përfundojnë kudo përveçse tek  ata që kanë nevojë”, tha Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010290861129761
array(1) { ["section"]=> string(119) "kriza-e-covid-basha-i-jep-doren-biznesit-qeveria-s-po-i-ndihmon-po-i-zhyt-me-thelle-taksat-shkojne-per-oligarket-205394" }