Kriza e refugjatëve, Turqia ‘ultimatum’ BE-së: Hiqni vizat dhe na jepni 3 mld euro të tjera

Publikuar tek: bota, më 00:27 08-03-2016 Kriza e refugjatëve, Turqia ‘ultimatum’ BE-së: Hiqni vizat dhe na jepni 3 mld euro të tjera

Turqia nga Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar që deri në fund të qershorit të këtij viti të heq regjimin e vizave për shtetasit turq.

Sipas një burimi të “AA” nga qeveria e Turqisë, Ankara nga BE-ja ka kërkuar që deri në fund të qershorit të heqë regjimin e vizve për shtetasit turq, të sigurojë një fond shtesë prej tre miliardë euro, përveç tre miliardë eurove të dedikuara për refugjatët sirianë.

Autoritetet turke nga Brukseli kanë kërkuar që BE-ja nga Turqia të marrë një refugjat për çdo refugjat të ri që pranon Ankaraja zyrtare.

Krerët e BE-së thuhet se janë duke i shqyrtuar propozimet e lartpërmendura të autoriteteve turke.

Përndryshe, në draftin i cili ishte përgatitur gjatë takimit të sotëm të Samitit BE-Turqi në Bruksel, theksohet lista e veprimeve për të dyja palët për t'i dhënë fund krizës së refugjatëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023700952529907
array(1) { ["section"]=> string(93) "kriza-e-refugjateve-turqia-ultimatum-be-se-hiqni-vizat-dhe-na-jepni-3-mld-euro-te-tjera-34508" }