‘Kriza humanitare në Veri të Kosovës’, Pacolli reagon ndaj deklaratave të Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 20:44 25-06-2019 ‘Kriza humanitare në Veri të Kosovës’, Pacolli reagon ndaj deklaratave të Serbisë Ministri i Jashtem Behgjet Pacolli

Pasi mediat kryesore serbe bënë bujë me titujt e tyre ku thuhej se në Veri të Kosovës po ndodh një krizë humanitare dhe destabilizim, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar.

Pacolli ka theksuar se nuk ka më krizë humanitare në Veri që prej viti 1999, që në momentin kur ushtria serbe u largua nga Kosova dhe shtoi se pas atij viti nuk do të ketë më kurrë një krizë të tillë në Kosovë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ministri i Jashtëm Pacolli, përpos të tjerave i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojë përpjekjet nga ana e Serbisë për të destabilizuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri. Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën. 

Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore. Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj. 

Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.  Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14475512504578
array(1) { ["section"]=> string(85) "kriza-humanitare-ne-veri-te-kosoves-pacolli-reagon-ndaj-deklaratave-te-serbise-169743" }