Protestuesit në Liban bllokuan ditën e sotme hyrjen e deputetëve të parlamentit duke vendosur barrikada në rrugët që të çojnë drejt kuvendit.
Forca të shumta të policisë u përplasën me protestuesit, të cilët kundërshtojnë që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ata kërkuan që të shpërndahen fondet e siguruara në mënyrë të paligjshme, krijimin e një qeverie teknike, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe dhënien fund të korrupsionit.
Masat e parashikuara nga qeveria nuk janë mirëpritur nga protestuesit, të cilët prej disa muajsh duan rrëzimin e qeverisë për shkak se borxhi në vend ka arritur shifra stratosferike.
Ndërkohë, pak kohë më parë kryeministri Saad Hariri ka dhënë dorëheqjen nga posti pas presionit në rritje nga qytetarët libanezë.