Kriza në Venezuelë/ Kina, Rusia dhe Irani kundërshtojnë SHBA-në

Publikuar tek: bota, më 14:09 24-01-2019 Kriza në Venezuelë/ Kina, Rusia dhe Irani kundërshtojnë SHBA-në

Kina, Rusia dhe Irani mbështesin, Nicolas Maduron si President të Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend.

Deklaratat u bënë pasi Ëashington njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Dje, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare.

SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon.

Ndërkaq, Kina i ka bërë sot thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të gjitha palët në konflikt duhet të mbesin “racional dhe të qetë” si dhe të kërkojnë zgjidhje politike.

Kina i ka dhuruar Venezuelës 65 miliardë dollarë në 10 vitet e fundit, nëpërmjet huadhënies, depozitave dhe investimeve.

Po ashtru edhe Irani njoftoi se mbështet presidentin, Nicolas Maduro dhe akuzoi opozitën për goditje shtetërore dhe përpjekje për marrjen e pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Nga ana tjetër edhe Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë ushtarakisht në Venezuelë, duke pretenduar se një veprim i tillë do të shkaktonte një skenar katastrofik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011347055435181
array(1) { ["section"]=> string(68) "kriza-ne-venezuele-kina-rusia-dhe-irani-kundershtojne-shba-ne-150145" }