Kriza në Venezuelë, Papa Françesku: Vatikani i gatshëm të ndihmojë me negociatat

Publikuar tek: bota, më 23:37 05-02-2019 Kriza në Venezuelë, Papa Françesku: Vatikani i gatshëm të ndihmojë me negociatat

Papa Françesku thotë se Vatikani ka për të ndihmuar në rifillimin e negociatave, për t’i dhënë fund krizës në Venezuelë, nëse plotësohen disa kushte.

Ati i Shenjtë shprehet se Vatikani do të ndërmjetësonte bisedimet, nëse të dyja palët paraqesin kërkesa dhe nëse merren paraprakisht hapa për t’i dhënë fund krizës.

Papa pranoi se kishte marrë një letër nga Presidenti Nicolas Maduro, i cili thonte se e kishte dërguar letrën për të kërkuar “ndihmë në procesin e ndërmjetësimit dhe fuqizimit të dialogut”.

Papa tha se nuk e kishte ende lexuar letrën, por se do ta lexonte dhe do të shihte se “ç’mund të bëhej”, në se të dyja palët kërkojnë ndihmë. “Jemi të predispozuar të ndihmojmë." /VOA

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012689828872681
array(1) { ["section"]=> string(85) "kriza-ne-venezuele-papa-francesku-vatikani-i-gatshem-te-ndihmoje-me-negociatat-151726" }