Kriza nga COVID-19, Japonia pritet të shpallë gjendjen e emergjencës për 6 muajt e ardhshëm

Publikuar tek: bota, më 14:26 06-04-2020 Kriza nga COVID-19, Japonia pritet të shpallë gjendjen e emergjencës për 6 muajt e ardhshëm Foto ilustruese

Mediat japoneze raportuan se Japonia do tawshpallë të martën gjendjen emergjente, e cila mund të mbetet në fuqi për gjashtë muaj. Qeveria është duke përgatitur pako ekonomike për ta zbutur ndikimin negativ të pandemisë në biznese.

Më shumë se 3500 persona janë infektuar dhe 85 kanë vdekur nga koronavirusi në Japoni. Këto shifra nuk janë shumë të larta në krahasim me disa shtetet të tjera, por ato po vazhdojnë të rriten.

Gjendja më shqetësuese është në kryeqytetin Tokio, ku janë konfirmuar mbi një mijë raste.

Gazeta “Yomiuri” raportoi se kryeministri japonez, Shinzo Abe, pritet ta bëjë të ditur planin e tij për gjendje emergjente pasditën e së hënës, ndërsa gazeta “Kyodo” shkroi se masa e re mund të futet të fuqi të mërkurën, shkruan “Reuters”.

Shpallja e gjendjes emergjente do t’ua ofronte autoritetin guvernatorëve që të kërkojnë nga njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i mbyllin bizneset.

 Megjithatë, Japonia nuk do të kishte karantinë si disa shtete të tjera, sepse nuk parasheh ndëshkime për moszbatim të kërkesave.

Duket se ky vendim e ka edhe përkrahjen e shumicës së popullit. Sipas një ankete të realizuar nga televizioni “TBS”, 80 për qind e të anketuarve thanë se kryeministri duhet ta shpallë gjendjen emergjente, kurse vetëm 12 për qind menduan se një gjë e tillë është e panevojshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093009471893311
array(1) { ["section"]=> string(97) "kriza-nga-covid-19-japonia-pritet-te-shpalle-gjendjen-e-emergjences-per-6-muajt-e-ardhshem-201573" }