Kriza nga covid-19 në Itali, De Biasi e ka të vështirë ‘të përtypë’ situatën: Vdekjet po më tmerrojnë

Publikuar tek: sport, më 00:52 28-03-2020 Kriza nga covid-19 në Itali, De Biasi e ka të vështirë ‘të përtypë’ situatën: Vdekjet po më tmerrojnë Ish trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi

Italia po kalon një krizë të rëndë për shkak të koronavirusit pasi numri i personave që po e humbin betejën me këtë armik të padukshëm po rritet çdo ditë.

Vetëm në 24 orët e fundit në Itali u shënuan 969 viktima nga covid-19.

Në një intervistë për “Calcio Today”, ish trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi ka rrëfyer tmerrin që po përjetohet në qytetin e Brescias.  Ankthi dhe frika duket se ka kapluar qytetin ku jeton italiani.

“Gjithë këto vdekje po më tmerrojnë. Unë i njoh njerëzit në Breshia, janë njerëz të ashpër dhe dinë si të reagojnë në situata të vështira si kjo. Ata do të ngrihen. Nuk është rastësi që ky qytet është si luaneshë. Sa i përket futbollit, problem është ekonomia”, është shprehur De Biasi. //Newsport.al

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090210437774658
array(1) { ["section"]=> string(104) "kriza-nga-covid-19-ne-itali-de-biasi-e-ka-te-veshtire-te-pertype-situaten-vdekjet-po-me-tmerrojne-200354" }