“Kriza dhe buxheti” është tema që po diskutohet sot në ‘open’, marrë shkas nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19, dy ngjarje që i shkaktuan një goditje fatale ekonomisë shqiptare.
Kjo temë ka shkaktuar debate në studio, pas prezantimit të buxhetit të 2021.
Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi i ftuar në emision tha se parashikimet e bëra nga qeveria nuk janë optimiste dhe nuk qëndrojnë.
Lazimi: Parashikimet e bëra nga qeveria nuk qëndrojnë. PPP marrin shumë para që janë të panevojshme, kur jemi në një situatë krize të tillë.
Denaj: Cila PPP nuk duhen?
Lazimi: PPP-ja e Check-up është e panevojshme. Laburatori është një tjetër PPP e panevojshme. Janë me dhjetëra PPP që duhet pezulluar. 41% e të ardhurave shkojnë për ushqimet. Me e larta në BE kjo shifër. Nga 100 lekë, 41 lekë shkojnë për ushqimet bazike. Emergjenca më e madhe është e koronavirusit. Ç’më duhen investimet në rrugë, kur nuk kemi mjekë që nuk shërbejnë njëkohësisht në të njëjtat spitale.
Denaj: Kjo është elektorale. Unë përgjegjshmërinë e kam të gjithë vitin.
Lazimi: Çdo të bëni për 100 mijë njerëz pa punë. Këto janë tregtar që 20 vite. Ju e thoni që janë më të goditura më shumë, turizmi, tregtia dhe ekonomia.
Denaj: Numri i të punësuarve në fund të muajit shtator është më i lartë se ai i fundit të shkurtit.
Lazimi: Ju thoni që papunësia do të rritet dhe do të ulet. Unë them do të rriten.
Denaj: Ashtu e kemi parashikuar do të rritet dhe do të ulet vitin tjetër.