Kriza politike, ambasadorja e ODIHR takim me Ramën në selinë e PS

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 24-06-2019 Kriza politike, ambasadorja e ODIHR takim me Ramën në selinë e PS

Ndërsa vendi ndodhet një krizë të thellë politike, ambasadorja e misionit të ODHIR, Audrey Glover ka mbërritur në selinë e Partisë Socialiste.

Glover pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Kujtojmë se jemi vetëm 6 ditë larg zgjedhjeve të 30 Qershorit, ndërsa sot pritet të vendoset fati i zgjedhjeve vendore nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që do të gjykojnë vlefshmërinë e aktit të Presidentit Ilir Meta.

Dekreti i Metës që anulon datën e zgjedhjeve vendore, 30 qeshorin, ndikoi në thellimin e krizës politike në vend, që shkaktoi edhe përplasjen e fortë me kryeministrin Edi Rama, duke bërë që parlamenti të nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25656390190125
array(1) { ["section"]=> string(71) "kriza-politike-ambasadorja-e-odihr-takim-me-ramen-ne-seline-e-ps-169499" }